Malaga bën befasinë e javës, e mposht Barcën, i bën favor Realit (VIDEO)
Sport
April 08, 2017 - 22:39
Pas Real Madridit, edhe Barcelona ka dështuar në La Liga
Barcelona ka pësuar humbje 2:0 nga Malaga, duke mos arritur që të shfrytëzojë gabimin e Real Madridit që barazoi 1:1 më herët me Atletico Madridin, shkruan Gazeta Express.
Dy golat për Malagan i shënuan Sandro Ramirez (32’) dhe Jony (90’).
Neymar u shndërrua në fytyrë tragjike pasi u ndëshkua me të kuq në minutën e 66’të, duke lënë në lloç skuadrën e tij që pas kërkimit të vazhdueshëm të golit barazimit, pësuan një tjetër, duke u mposhtur kështu 2:0.
Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në kuotën e 69 pikëve, tre më pak se Real Madridi.