Dramë në Francë: Shtyhet ndeshja Lyon-Besiktas

Sport April 13, 2017 - 21:19

Është shtyrë për disa minuta ndeshja mes Lyonit dhe Besiktasit.

Kjo për shkak të përleshjeve që kanë ndodhur para fillimit të ndeshjes.

Sipas mediave franceze, tifozët janë kthyer në vendet e tyre dhe situata është qetësuar, përcjellë “Lajmi.net”.

Ende nuk ka njoftim se kur do të fillojë ndeshja.