'Getta' fiton Kupën e Kosovës, e pret Botërori (Foto/Video)
Gentiana Beqa është fituese e Kupës së Kosovës në body-bilding dhe fitnes, në kategorinë "bikini fitness".
Këtë trofe "Getta" e ka fituar në garat që janë zhvilluar sot në Mitrovicë.
"Pas kësaj performance është një garë në Spanjë me 3-8maj, ku gjitha këto suksese duhen të më motivojnë që të punoj për titullin botëror që mbahet në shtator", ka thënë Getta.
Getta dikur merrej me aktrim e vallëzim, mirëpo sot ajo është një kampione evropiane e body-bildingut.
E rritur në një ambient familjar, në të cilin shëndeti e fiziku është në plan të parë, nuk do të kishte sesi të mos i futej botës së body-bildingut.
Vitin e kaluar triumfoi në Kampionatin Evropian të Body-bildingut.
Ajo tërë jetën është marrë me fitnes, mirëpo qysh para katër vjetëve ka filluar të merret në mënyrë profesionale, kurse në shtator e pret sfida jetësore për titull botëror.
video-1492276269 by gazetazeri
video-1492276282 by gazetazeri