Drita fiton Kupën e Kosovës (FOTO)

Sport April 16, 2017 - 21:53

Klubi i Dritës në konkurrencën e femrave ka fituar Kupën e Kosovës. Vashat gjilanase në finale mposhtën Skënderajn, 3:1 në sete.

Takimi i zhvilluar në Palestrën e Kolegjit Universi në Drenas, ishte dramatik në dy setet e para, shkruan Gazeta Olle.

Drenicaset e fituan setin e parë 25:22, më pas barazuan Drita me 14:25 dhe 17:25, për ta fituar edhe setin e katërt.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Lorik Ilazi, kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 3:1.

Image