Katastrofë për Bayernin, lajm fantastik për Realin

Sport April 16, 2017 - 22:09

Mats Hummels dhe Jeromoe Boateng me shumë mundësi nuk do të luajnë ndaj Real Madridit

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është në hall të madh, pasi përveç Javi Martinez të suspenduar për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ai ka të lënduar edhe Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

Hummels sot u stërvit vetëm 30 minuta dhe ndjeu dhimbje në kuçin e këmbës, ndërsa Boateng nuk ishte fare në stërvitje.

Sipas Bild, të dy këta mbrojtës nuk do të jenë gati për ndeshjen e kthimit në Bernabeu, ndërsa anë vend të tyre pritet të luajnë Joshua Kimmich dhe David Alaba. 

Kujtojmë se Bayernit i duhet me patjetër fitorja në Madrid, pasi në Allianz Arena janë mposhtur 2:1. /Express./