‘Para se të shkoja në Madrid, isha shumë afër Barcelonës’

Sport April 16, 2017 - 22:35

Xabi Alonso ka treguar se ka qenë shumë afër transferimit në Barcelonë

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka treguar se si ka qenë shumë afër transferimit në Barcelonë, para se të transferohej në Real Madrid.

Ai tha se atë e dëshironte Pep Guardiola, i cili në fund vendosi të vazhdonte me Busquets.

“Kam qenë shumë afër Barcelonës para se të transferohesha në Real Madrid. Guardiola dëshironte të punonte me mua, sepse kishte dyshime në Busquets, i cili sapo ishte inkuadruar në skuadrën e parë. Në fund vendosi për Busquets dhe nuk gaboi”, tha Ramos për El Pais. /Express/