Dortmundi e gjen golin e parë

Sport April 19, 2017 - 22:06

Borussia Dortmundi e ka gjetur golin e parë në ndeshje me Monacon, nga e cila po humb 2:1, shkruan zeri.info.

Marco Reus ka shënuar në minutën e 48-të, për ta ngushtuar rezultatin, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për Monacon kishin shënuar paraprakisht Kylian Mbappe Lottin në minutën e tretë dhe Radamel Falcao në atë të 17-të.

Monaco po udhëheq 5:3 me rezultat të përgjithshëm dhe është më afër gjysmëfinales së Championsit. /Zëri/