Chelsea mposht Tottenhamin dhe kualifikohet në finale të FA Cup (Video)

Sport April 22, 2017 - 20:41

Chelsea ka fituar ndaj Tottenhamit me rezultat 4-2 në gjysmëfinale të FA Cup.

Blutë ishin më të mirë edhe pse takimin e filluar në mungesë të disa lojtarëve më të mirë.

Goli i parë në këtë takime erdhi nga Willian në minutën e pestë prej gjuajta e lirë, po rezultati u barazua nga Harry Kane në minutën e 18-të.

Willian shënoi edhe një herë në minutën e 43-të dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë filloi me golin e Delle Alli (52’) dhe duke parë këtë gjë Antonio Conte në minutën e 61-të inkuadroi dyshen Eden Hazard dhe Diego Costa.

Eden Hazard pasi shënoi golin e epërsisë. Foto: Getty Images

Belgu në minutën e 75-të shënoi dhe pesë minuta më vonë asistoi te goli i Nemanja Matic.

Kundërshtari i Chelseat do të jetë fituesi nga takimi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/