Nëse Haxhi Krasniqi fiton sonte...

Sport April 22, 2017 - 21:44

Nëse Haxhi Krasniqi fiton sonte ndaj Arthur Abrahamit, do t’i hapeshin rrugët për ta fituar titullin e kampionit botëror, shkruan zeri.info.

Nga ana tjetër, nëse Abraham e humb këtë meç, sipas të gjitha gjasave do ta mbyllë karrierën pasi është 37 vjeç dhe kjo është mundësia e tij e fundit.

“Është rasti i tij i fundit. Nëse humb, do ta përfundojë karrierën”, ka thënë trajneri i Abrahamit, Ulli Wegner.

Ndërkohë, nëse fiton Abraham, do ta kërkojë titullin e kampionit botëror, të cilin e mbante vite më parë. /Zëri/