El Clasico u fitua me golin e 500-të të Messit

Sport April 23, 2017 - 23:14

Lionel Messi e ka shënuar golin e tij të 500-të me fanellën e Barcelonës, edhe atë për ta fituar superderbin botëror – El Clasico, kundër Real Madridit.

Argjentinasi e nisi duelin në Santiago Bernabeu me 498 gola, ndërsa me dy golat e realizuar kundër Los Blancos e arriti shifrën historike.

Goli i 499-të i tij ishte goli i barazimit në minutën e 33-të, ndërsa në minutat shtesë e shënoi golin e 500-të që krahas arritjes individuale, i çoi në ekstazë tifozët blaugranë.

Veç kësaj, Messi e ka kaluar edhe Alfredo Di Stefanon si golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicos në La Liga.

Ndryshe, argjentinasi e ka kaluar gjithë karrierën profesionale të Barcelona, ku kaloi në vitin 2001 si 14 vjeçar nga Newell’s Old Boys. /Telegrafi/

 

Image