Messi takohet me femrën më të bukur në botë (Foto)

Sport April 24, 2017 - 21:26

Lionnel Messi ishte protagonist kryesor në fitoren kundër Real Madridit.

Ky i fundit pësoi humbje me rezultat 3-2 kundër Barcelonës, ku argjentinasi shënoi dy gola, njërin prej të cilëve në minutën e fundit të takimit.

Pas triumfit fantastik, Messi ka gjetur kohë të takohet një prej yllit më të madh hollivudian, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Julia Robertsin, e cila ditë më parë u shpall prej revistës ‘People’, si femra më e bukur e këtij viti.

“Sikur fitorja e madhe, unë takova një prej aktoreve të mia favorite”, ka shkruar Messi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet duke pozuar krahas aktores.

Ndryshe, tre fëmijët e aktores Hazel, Phinnaeus dhe Henry janë fansa të mëdhenj të Messit.