Joshua – Klitschko, ja kë favorizojnë bastoret (Foto)

Sport April 28, 2017 - 22:20

Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim, që zhvillohet të shtunën mbrëma.

Ky duel vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO. Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF, e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin, tani do të tentojë ta bëjë këtë për të tretën herë.

Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi, që të gjitha me K.O.

Kjo dhe dallimi i madh në moshë mes Joshuas e Klitschkos, ka shtyrë bastoret sportive që të favorizojnë 27 vjeçarin.

Meçi mes Joshuas e Klitschkos zhvillohet të shtunën mbrëma në stadiumin “Wembley”, ku pritet të jenë të pranishëm më shumë se 90 mijë tifozë. /Express/

Image
Image