Dallku shpërthen pas paraburgimit të Lecit (Foto)

Sport April 30, 2017 - 22:57

Armend Dallku është shumë i pakënaqur me paraburgimin e bashkëlojtarit, Liridon Leci

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Dallku ka shpërthyer ndaj policisë së Kosovës, e cila sot gjatë ndeshjes Besa-Prishtina ka arrestuar Liridon Lecin.

Prokuroria e Pejës ka vendosur që Leci të ndalet në paraburgim për 48 orë, pasi akuzohet që sulmoi personin zyrtar në detyrë zyrtare.

Ai madje ka kërkuar që futbollistët të formojnë një shoqatë dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

“Marrja e zotit po a ka dikun në bot qe munet me ndodh kjo ngjarje e till bre duhët sa ma shpejt me formu shoqatën e lojtarve edhe mi mbrojt të drejtat e lojtarëve”, ka shkruar Dallku në Facebook. 

Image