Liverpool fiton dhe bën hap të madh drejt Championsit (Video)
Sport
May 01, 2017 - 23:01
Liverpool ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Watfordit, por shumë të rëndësishme në luftë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve
Skuadra e Liverpoolit ka mposhtur Watfordin me rezultat minimal 0:1, për të përforcuar edhe më shumë pozitën e tretë.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Emre Can në minutën e 45+2, gol ky i jashtëzakonshëm.
Pas kësaj fitoreje Liverpool mbetet në vendin e tretë me 69 pikë, tre më shumë se sa Manchester City dhe katër se Unitedi me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/