Kukësi e fiton pikën që mund t’ia sjellë titullin

Sport May 05, 2017 - 21:15

Kukësi ka marrë një pikë të artë në udhëtim te Partizani.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Selman Stëmasi’ mes dy skuadrave lidere të Superligës Shqiptare, ka përfunduar barazim 1:1.

Dverkonvic në minutën e 21’ kaloi Kukësin në epërsi, për të barazuar Partizani në minutën e 46’ pas autogolit të Shametit.

Ky barazim e mban liderë Kukësin me pikë të barabarta me Partizanin, nga 66 gjithsejtë, dhe në rast përfundimit të sezonit me pikë të barabarta, titulli i këtij edicioni do t’i takojë skuadrës së Kukësit./Lajmi.net/