Tottenhami i thotë lamtumirë titullit (Video)
Sport
May 05, 2017 - 23:31
Tottenhami ka pësuar humbje minimale prej 1:0 ndaj West Ham, duke minimizuar kështu gjasat për titull.
Afrimi në katër pikë ndaj liderit, Chelseat, rriti shpresat e Tottenhamit për titull. Por, këto shpresa u shuan në natën e së premtes, ku Tottenham pësoi humbje 1:0 nga West Ham United, duke mbetur katër pikë prapa liderit.
Kjo diferencë mund të shkojë në shtatë pikë nëse Chelsea e mposht Middlesbrough të hënën.
Dështimi i Tottenhamit, do të thotë se “Blutë e Londrës” kanë nevojë vetëm edhe për dy fitore prej katër ndeshjeve të mbetura, për t’u shpallur kampion.
Në anën tjetër, kjo fitore e shpëtoi West Ham Unitedin, që siguroi matematikisht mbijetesën. /Express/