EKSKLUZIVE: Kjo ishte dhuna që e shfaqën tifozët e Dritës në fushë (VIDEO)

Sport May 07, 2017 - 20:56

Tifozët e Dritës, “Intelektualët” janë treguar mjaft të dhunshëm në fund të ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Dritës, e cila u ndërpre dje në minutën e fundit, shkruan zeri.info.

Pasi prizrenasit e shënuan golin nga penalltia, tifozët gjilanas përfunduan në fushë dhe i sulmuan tifozët prizrenas, siç shihet edhe në këto video.

“Zëri” mëson se “Intelektualët” kanë gjuajtur me gurë, me shishe të birrave dhe me gjësende të forta, duke i thyer edhe rrethojat.

Ata madje kanë hyrë në stadium para lojës me dhunë, pa i blerë biletat. E turpshme ajo që ndodhi të dielën në Prizren. /Zëri/