Pique shkon në Madrid, i ndodh diçka e papritur nga tifozët (FOTO)
Sport
May 08, 2017 - 20:31
Gerard Pique ka kaluar momente të vështira gjatë ndeshjes në tenis ndërmjet David Ferrer dhe Kukushkin.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka përcjellë ndeshjen e tenisit ndërmjet David Ferrer dhe Kukushkin, e cila po zhvillohet në kuadër të mastersit Madrid Open.
Pique është vërshëllyer dhe fyer nga tifozët, për shkak të deklaratave të tij kundër Real Madridit.
Kjo nuk e ka penguar shumë katalunasin, i cili ka vazhduar të qëndroi në stadium.
