Trajneri i Monacos kërcënon Juventusin

Sport May 08, 2017 - 22:21

Leonardo Jardim ka thënë se skuadra e tij dëshiron që të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve

Pavarësisht humbjes 2:0 në ndeshjen e parë, trajneri i Monacos, Leonardo Jardim beson se kanë mundësi të mposhtin Juventusin dhe të kalojnë në finale.

“ne krijuam në ndeshjen e parë shumë raste, por nuk i shfrytëzuam. Juventusi ishte më klinik. Nesër duam të mbajmë gjallë ëndrrën tonë dhe të kalojmë në finale”, tha Jardim gjatë konferencës për media.

“Jam shumë i lumtur me lojtarët e mijë për atë që kanë bërë këtë edicion, pavarësisht rezultati në ndeshjen e nesërme”. /Express/