Tifozi nga Algjeria, bën diçka të veçantë për Terryn në stadium (FOTO)

Sport May 08, 2017 - 23:32

John Terry zhvilloi ndeshjen e 715 për Chelsean në karrierën e tij.

Mbrojtësit anglez, trajneri Antonio Conte ia besoi disa minuta në ndeshjen që Chelsea e fitoi 3:0 ndaj Middlesbrough.

Hyrja e tij në fushë, ishte një moment i jashtëzakonshëm dhe emocionues, ku të gjithë tifozët në ‘Stamford Bridge’, u ngritën në këmbë për ta duartrokitur, përfshirë edhe trajnerin Antonio Conte dhe presidentin Roman Abramovich.

E më e mira e inkuadrimit të Terryt në këtë ndeshje, ishte ardhja e një tifozi nga Algjeria, enkas për të, i cili shpalosi edhe një banerë për idhullin e tij./Lajmi.net/

Image

Image