Chelsea, kampion i Anglisë për herë të gjashtë në histori (Video)

Sport May 12, 2017 - 22:58

Chelsea ka fituar edhe matematikisht titullin në Premierligë, pas triumfit 0:1 ndaj West Bromwich Albion

Chelsea është kampion i ri i Anglisë. “Blutë e Londrës” triumfuan 0:1 në udhëtim te WBA, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Golin e tri pikëve dhe të titullit e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 82’të. Ky është titulli i gjashtë për Chelsean në histori të klubit.

Hera e fundit kur Chelsea e fitoi këtë trofe ishte sezoni 2014/15 në krye me Jose Mourinhon. /Express/