Kjo është festa e çmendur e Contes dhe lojtarëve (Video)

Sport May 12, 2017 - 23:24

Chelsea është kampion i ri i Anglisë

“Blutë e Londrës” triumfuan 0:1 në udhëtim te WBA, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion të Anglisë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Në këtë sezon në radhët e Chelseat shkëlqyen Diego Costa me 20 gola dhe 6 asiste, Eden Hazard me 15 gola dhe 5 asiste.

Një nga më meritorët ishte edhe lojtari më i mirë i këtij edicioni në Premier Ligë, N’Golo Kante, por nuk duhet harruar edhe trajnerin italian, Antonio Conte, që pati një ndikim të madh në këtë grup lojtarësh.

Pas kësaj fitore Chelsea ka 87 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi i parë Tottenhami. /Gazeta Express/