Barca e bën detyrën, shpreson të gabojë Reali (VIDEO)

Sport May 14, 2017 - 21:52

Barcelona ka vazhduar me fitore edhe pas xhiros së 37-të.

Katalanët kanë mposhtur 1:4 në udhëtim Las Palmas, për të ruajtur kreun në La Liga, një xhiro para përfundimit të sezonit.

Edhe pse me mungesa në mbrojtje, skuadra e Luis Enrique nuk e vuri asnjëherë në dyshim suksesin në këtë udhëtim.

Neymar në minutën e 25-të kaloi në epërsi Barcelonën, ndërsa dy minuta më vonë, për 0-2 shënoi Suarez.

Edhe në pjesën e dytë Barcelona shënoi dy gola, me anë të Neymar, që kompletoi hattrikun.