UEFA inspektoi stadiumin në Strumicë, nikoqir i mundshëm i ndeshjes Maqedoni - Shqipëri
Sport
May 17, 2017 - 21:40
UEFA ka kryer inspektimin e stadiumit “Mlladost” në Strumicë si nikoqir i mundshëm i ndeshjes kualifikuese për botërorin 2018 në Rusi kundër Shqipërisë.
Përfaqësuesi për siguri i UEFA-s, Zhelko Pavlica i shoqëruar nga Komisari për siguri i FFM-së, Robert Markovic ka inspektuar objektin dhe sigurisht ai ka dhënë këshilla se çka do të duhet të përmirësohet dhe të rinovohet në mënyrë që Strumica eventualisht të fitoj organizimin e ndeshjes me karakter ndërkombëtar.
Në Strumicë gjendet edhe Tieri Favre përfaqësues i UEFA-s, i cili është përgjegjës për vlerësimin e organizimit të ndeshjeve nën ombrellën e UEFA-s./lajm