Besa në epërsi

Sport May 17, 2017 - 22:03

Besa Famiglia e ka fituar duelin e parë final të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në hendboll, shkruan zeri.info.

Pejanët kanë arritur të triumfojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 30:24, duke e bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit të Kosovës.

Pejanët kanë dominuar ndaj kundërshtarit, duke e treguar forcën e tyre qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me katër gola dallim, 15:11, ndërsa e konfirmuan fuqinë e tyre edhe në 30 minutëshin e dytë, duke fituar me gjashtë gola epërsi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet gjatë fundjavës në Pejë dhe ekipi Kuqebardh ka gjasa ideale të shpallet kampion i Kosovës, pasi e fitoi së fundmi edhe Kupën e Kosovës.

Edhe finalja e femrave ndërmjet Prishtinës dhe Shqiponjës të luhet në fundjavë. /Zëri/