Tensione në derbin Kukësi – Skënderbeu (Foto)

Sport May 20, 2017 - 19:22

Kukësi po fiton 1:0 derbin ndaj Skënderbeut, e cila është tejet e tensionuar.

Në minutën e 56-të, gjyqtari nuk akordoi një penallti për mysafirët nga Korça, për të filluar pastaj tensionet në këtë ndeshje. Nga veprimet e gjyqtarit, nervat nuk e mbajtën Hamdi Salihin, që i shqeu kartonin e kuq gjyqtarit.

Skënderbeu po luan me dy lojtarë më pak në ndeshjen që po humbin 1:0 me Kukësin, sfidë kjo që nëse përfundon kështu, mund të shpallë kampion fituesin. /Express/

Image