Messi mbetet jashtë formacionit të Championsit (Foto)

Sport June 06, 2017 - 22:49

France Football ka lënë jashtë formacionit të këtij sezoni Leo Messin, ani pse ka shënuar 11 gola, një më pak se sa Cristiano Ronaldo

E përditshmja franceze, France Football, e cila ndan edhe Topin e Artë, ka lënë jashtë formacionit të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve yllin e Barcelonës, Leo Messi.

Argjentinasi ka qenë fantastik, duke shënuar 11 gola, por shumicën prej tyre në fazën e grupeve.

Në vend të tij është preferuar lojtari tjetër i Barcelonës, Neymar, i cili ishte vendimtar në eliminimin e PSG-së.

Në këtë formacion janë përfshirë katër lojtarë të Real Madridit, katër të Juventusit, dy të Monacos dhe një i Barcelonës.

Formacioni: Buffon (Juventus), Dani Alves (Juventus), Sergio Ramos (Real Madrid), Bonucci (Juventus), Marcelo (Real Madrid); Fabinho (Mónaco), Modric (Real Madrid), Lemar (Mónaco), Dybala (Juventus), Neymar (Barcelona) y Cristiano (Real Madrid)

Megjithatë, Messi është përfshirë në mesin e lojtarëve rezervë të këtij formacioni: Ter Stegen (Barcelona), Chiellini (Juventus), Mendy (Mónaco), Khedira (Juventus), Messi (Barcelona), Mandzukic (Juventus), Benzema (Real Madrid) y Mbappé (Mónaco)

Image