Messi – Ronaldo, ky është lojtari më i paguar në botë (Foto)

Sport June 07, 2017 - 22:36

Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në botë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për të dytin vit radhazi, sipas Forbes.

Portugezi përfiton 93 milionë euro në vit. 58 milionë euro janë nga pagat dhe bonuset që merr te Reali, derisa 35 milionë euro  janë të hyra nga marketingu, shkruan Gola.com, përcjell Express.  

Ronaldo ka lënë prapa vetës yllin e NBA-së, LeBron James, i cili fiton 86.2 milionë euro në vit dhe Lionel Messin që ka të hyra prej 80 milionë eurove gjatë 12 muajve. 

Image