Morata shpëton Spanjën nga humbja (Video)

Sport June 07, 2017 - 23:29

Spanja dhe Kolumbia kanë luajtur baras 2:2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Murcia

Skuadra e Spanjës nuk ka arritur më shumë se një barazim (2:2) ndaj Kolumbisë, në një ndeshje miqësore.

David Silva ka kaluar spanjollët në epërsi në minutën e 22-të. Por, Kolumbia ka rikthyer rezultatin në 1:2 me golat e Edwin Cardona (40) dhe Radamel Falcaos (55).

Por, ekipin e Spanjës nga humbja e ka shpëtuar sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata. Ky i fundit ka shënuar golin e barazimit tre minuta pa përfunduar ndeshja.