Momenti emocionues kur De Biasi nuk i mban dot lotët (VIDEO)

Sport June 15, 2017 - 18:11

Gianni De Biasi u përlot teksa lexonte letrën e dorëheqjes nga drejtimi i kombëtares shqiptare. 

Në ato minuta të leximit duket se ai është emocionuar shumë dhe në fund nuk mundi ta mbajë më veten, ndoshta pasi ka risjellë në vëmendje çastet e magjishme që kaluan me djemtë kuqezi. 

“Çdo gje ne funtboll, ne sport, ashtu si ne jete, ka nje fillim te tij dhe nje fund! Cikli im si Trajner i Kombetares ka perfunduar, por asgje nuk mund te coptoje kurre lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerezve qe ne keto pese vite e gjysem te bukura pata fatin ti takoj! Tani fara eshte mbjelle ne toke, po rritet dhe me angazhimin, perkujdesjen dhe punen e te gjitheve do te dije te jape fruta te shkelqyera"., - tha ai duke u emocionuar jo pak. /albeu.com/