Ish-klubi Cristianos: Kthehu në shtëpi (Foto)
Edhe Sporting Lisbona i ka bërë thirrje Ronaldos t’u bashkohet atyre, pas zërave për një largim të mundshëm nga Real Madridi.
E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës ka raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Express.
Thuhet se Ronaldo dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.5 milionë euro.
Ky lajm është bërë temë kryesore në gjitha mediat e botërore, teksa klube të ndryshme po tentojnë të shfrytëzojnë këtë situatë, disa duke bërë shaka, e disa ndoshta e kanë edhe seriozisht.
Pas Hertha Berlinit e Boltonit, ka reaguar edhe Sporting Lisbona, që kërkon CR7 të kthehet në klubin ku nisi hapat e para të karrierës.
“Cristiano, djali i madhërishëm kthehet gjithmonë në shtëpi... edhe pse me vonesë?”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në “Twitter”. /Express/
.@Cristiano, o bom filho à casa torna... ainda demoras? 😂 pic.twitter.com/zgAeLPSJYy
— Sporting CP (@Sporting_CP) June 16, 2017