Cristiano Ronaldo, ditët e numëruara në Madrid?

Sport June 16, 2017 - 22:54

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, është bërë top lajm gjatë 24 orëve të fundit në botë, për shkak të raportimeve që thonë se ai mund të largohet nga klubi mbretëror.

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës lëshoi ‘bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Express.

Bëhet e ditur se e ky vendim erdhi pasi portugezi është i dëshpëruar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro dhe dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Në Spanjë tashmë raportohet se Ronaldo do të shitet. 1 miliardë euro është klauzola e portugezit, por Los Blankos mund të heqin dorë nga 32 vjeçari për një shifër të kënaqshme.

Nëse do të ishit në vend të Florentino Perezit, për sa do ta kishit shitur Ronaldon? Votoni në anketën më poshtë të realizuar nga Gazeta Express: