Zbulohet klubi i ri i Ronaldos (Foto)

Sport June 17, 2017 - 19:37

Manchester Unitedi, ky është klubi ku shumë tifozë mendojnë se do të transferohet Ronaldo.

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes, pas raporteve se mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, lëshoi “bombën” të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja, pas akuzave për evazion fiskal, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj, e përditshmja sspanjolle, Marca, ka bërë një anketë online me tifozë me pyetjen se ku do të transferohet Ronaldo?.

182 mijë e 492 votues kanë marrë pjesë në anketën e Marcas, ku shumica mendojnë se portugezi do të rikthehet në “Old Trafford”.

51 % e tifozëve mendojnë se ai do të transferohet në Manchester United, 30% besojnë se Paris Saint Germain do ta blejë 32 vjeçarin, përcjell Gazeta Express.

Image