Beckham ‘këshillon’ Ronaldon, trondit Realin (Foto)

Sport June 17, 2017 - 21:10

David Beckham beson se Manchester Unitedi është klubi ideal për Cristiano Ronaldon, nëse vendos të largohet nga Real Madridi.

David Beckham, i cili u largua nga “Old Trafford” për në “Bernabeu” në vitin 2003, është pyetur për Cristiano Ronaldon, i cili është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Beckham thotë se po të kishte pasur ai mundësinë e Cristianos, do të rikthehej në “Old Trafford”, megjithëse këtë nuk mundet t’ia kërkojë portugezit.

“Unë do të kthehesha nëse do ta kisha pasur mundësi”, u përgjigj fillimisht Beckham.

“Këshilla ime? Kurrë nuk do ta këshilloja një lojtar që të kthehet në Manchester United. Por nëse ai vendos të largohet nga Real Madridi, atëherë mendoj se i vetmi vend ku duhet të shkojë është Unitedi”, shtoi ai.

“Cristiano adhurohet nga tifozët e United, ai ishte shumë i suksesshëm këtu. Me këdo që bisedon, që ka luajtur apo jo me Ronaldon, të thotë se ai është një ndër lojtarët më të mëdhenj në botë”, theksoi mes tjerash Beckham.

Raportohet se Jose Mourinhos do t’i pëlqente të punojë sërish me Ronaldon, pavarësisht se nuk i kanë raportet e mira mes tyre, të cilët kanë punuar së bashku te Real Madridi.

Image