Flet Cristiano Ronaldo (Foto)

Sport June 18, 2017 - 20:39

Ronaldo, i cili është zgjedhur lojtari i ndeshjes në barazimin prej 2:2 të Portugalisë ndaj Meksikës, është prononcuar për media, por nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për spekulimet se do të largohet nga “Bernabeu”.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk ka arritur që të ndihmojë Portugalinë që të nisë me fitore në Kupën e Konfederatave, duke kontribuar vetëm me një asist në barazimin 2:2 me Meksikën.

Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa pas sfidës hezitoi të flasë për të ardhmen e Real Madridin – duke u koncentruar vetëm te Kupa e Konfederatave.

“Nuk është rezultati që donim. Pothuajse e fituam ndeshjen dhe në fund pësuam atë gol, por ky është futbolli”, tha fillimisht Ronaldo.

“Ekipi është mirë dhe do nëse fitojmë ndeshjet e ardhshme do të renditemi mirë në tabelë. Është koha të mendojmë për sfidën e radhës”, shtoi Ronaldo, i cili nuk iu përgjigj asnjë pyetjes për të ardhmen. /Express/

Image

Image