A e konfirmoi Ronaldo largimin nga Reali me këtë veprim? (Foto)

Sport June 18, 2017 - 22:04

Ronaldo i është shmangur mediave, pas ndeshjes me Meksikën.

Cristiano Ronaldo ka refuzuar që t’iu përgjigjet pyetjeve në Kupën e Konfederatave lidhur me spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Real Madridi.

Ai ka folur për barazimin 2:2 të Portugalisë me Meksikën, por ka hezituar të thotë një fjalë nëse do të qëndrojë apo largohet nga Reali.

Heshtja e portugezit ka rritur edhe më shumë spekulimet se është tej mase i acaruar dhe me të vërtet dëshiron të largohet nga Spanja.

Ronaldo u zgjodh lojtari i ndeshjes, duke u vlerësuar si më i miri në sfidën Portugali – Meksikë. /Express/

Image

Image