Perez injoron keq Ronaldon (Foto)

Sport June 19, 2017 - 22:51

Florentino Perez ka injoruar yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo

Ditët e fundit Cristiano Ronaldo është tema kryesore e mediave botërore, pas lajmeve se ai dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Arsyeja kryesore pse ai dëshiron të largohet është mos përkrahja e skuadrës, në kohën kur ai po akuzohet për evazion fiskal.

Njëjtë ndodhi edhe gjatë ditës së sotme, ku Florentino Perez u zgjodh për herë të pestë president i Real Madridit.

Ai në fjalimin e tij ka treguar se si Reali ka lojtarët më të mirë të huaj, spanjoll dhe të akademisë po ashtu, duke mos e përmendur fare portugezin.

“Ne kemi ndërtuar një skuadër legjendare me lojtarët më të mirë në botë, me lojtarët më të mirë të Spanjës, po ashtu edhe me shumë të akademisë. Ky është modeli që do të ndjek Real Madrid”, tha Perez.

“Ky sezon ka qenë më i miri në historinë tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë projekt, duke besuar më shumë tek të rinjtë”. /Express/

Image