Sozia e Messit tradhton Barcelonën, pozon me fanellën e Realit (Foto)

Sport June 21, 2017 - 21:05

Iker Casillas ka postuar një foto me sozien e Leo Messit, iranianin Reza Parastesh

Portieri spanjoll, Iker Casillas do të marrë pjesë në një turne në futboll të vogël në Kuvajt, atje ku është takuar me sozien e Leo messit, iranianin Reza Parastesh.

Casillas dhe Reza janë fotografuar me një fanellë të Real Madridit, ku spanjolli ka bërë shaka duke thënë se ai ngjan më shumë me Sergio Ramosin.

“Do të luaj në turneun AlRoudanTour me këtë djalosh, i cili duket më shumë si Sergio Ramos”, shkruan Casillas në Twitter. /Express/