Barcelona refuzon 35 milionë euro për një lojtar (Foto)

Sport June 21, 2017 - 22:25

Barcelona ka refuzuar 35 milionë euro për mesfushorin portugez, Andre Gomez

Sipas Catalunya Radio, Barcelona ka refuzuar 35 milionë euro të një skuadre angleze për mesfushorin Andre Gomes.

Agjenti Jorge Mendes e ka prezantuar ofertën te drejtuesit e Barcelonës, të cilët i kanë thënë se portugezi është i pashitshëm.

Gomes shihet si ideal nga trajneri i ri së bashku me Sergio Busquets, Iniesta dhe Rakitic.

Përveç këtyre mesfushorëve, Barcelona po interesohet edhe për mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro. /Express/

Image