Ja cili televizion e transmeton ndeshjen mes Norrkopingut dhe Prishtinës

Sport June 27, 2017 - 22:13

Lajm i mirë për tifozët e Prishtinës dhe në përgjithësi për tifozët e futbollit në Kosovë.

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ndeshja historike e tyre në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës ndaj suedezëve të IFK Norrkopingut, do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës, RTK.Ndeshja mes IFK Norrkopingut dhe Prishtinës zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 20:00.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për tifozët e futbollit, të cilët nuk e patën të njëjtën mundësi edhe në ndeshjen mes Vikingurit dhe Trepçës ’89./Lajmi.net/