Ja çka shkruan UEFA për Trepçën ‘89

Sport June 27, 2017 - 22:34

UEFA, përmes uebfaqes së saj zyrtare e ka bërë një raport të ndeshjeve të sontme të fazës së parë preliminare të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që nuk e ka lënë pa e përmendur as Trepçën ’89, që debutoi në këtë kompeticion me humbja nga Vikinguri 2:1, shkruan zeri.info.

“Të martën në mbrëmje Trepça ’89 e bëri debutimin e futbollit kosovar në turnetë e meshkujve të futbollit të UEFA-s, por, përkundër golit të Fiton Hajdarit, ata humbën 2:1 nga Vikinguri në Ishujt Faro”, shkruan shtëpia e futbollit evropian. /Zëri/