Susic: Kosova ekip pa ambicie, nuk bëhem trajner i tyre

Sport July 02, 2017 - 21:39

Safet Susic nuk e ka ndërmend të marrë drejtimin e Kosovës.

Trajneri boshnjak ditëve të fundit është përmendur si zëvendësues i mundshëm i trajnerit Albert Bunjaki.

Gjërat shkuan aq larg sa që u raportua edhe për kontaktet e para mes tij dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, trajneri boshnjak ka përgënjeshtruar gjithë këto lajme, duke thënë se nuk ka pasur asnjë bisedë me dikë nga Kosova, për pozitën e trajnerit.

“Unë nuk jam duke marrë drejtimin e Kosovës. Nuk është një bllokim, sepse negociatat nuk kanë ndodhur asnjëherë. Edhe mua askush nuk më ka thirrur nga Prishtina për të më pyetur nëse isha i interesuar”, ka thënë Susic, transmeton Lajmi.net.

Por edhe nëse do të vinte një ofertë, Sucis nuk e ka në plan ta pranojë, duke e cilësuar Kosovën si një ekip pa ambicie.

“Nuk më pëlqen të flas në mënyrë hipotetike, por unë nuk do të kisha pranuar punë në çdo ekip në botë nëse nuk ka ambicie të qartë konkurruese dhe dëshirë për të marrë pjesë në një eveniment të madh”, ka shtuar boshnjaku.