Gjermania e fiton për herë të parë Kupën e Konfederatave (VIDEO)

Sport July 02, 2017 - 22:02

Gjermania e ka fituar turneun e Kupës së Konfederatave.

Kampionët e botës në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Krestovsky Stadium’, kanë mposhtur me rezultat minimal 1:0 kombëtaren e Kilit.

Goli i vetëm i finales u shënua në minutën e 20-të.

Ishte Stindl që realizoi pas një gabimi në mbrojtjen e Kilit.

Ky është trofeu i parë i Gjermanisë në Kupën e Konfederatave./Lajmi.net/