Trajneri i Norrkopingut: Gjithçka është e mundshme në ndeshje me Prishtinën (VIDEO)

Sport July 05, 2017 - 20:18

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson thotë se fitorja 5:0 ndaj FC Prishtinës në ndeshjen e parë nuk e bën shumë komod ekipin e tij para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në Mitrovicë, shkruan zeri.info.

Image

“Jemi shumë të vetëdijshëm se çfarë loje bën Prishtina, gjithçka është e mundshme, ëndrra është ëndërr dhe shumë lehtë mund të ndodh gjithçka edhe në futboll”, ka thënë trajneri suedez në konferencë për shtyp.

“Kemi ardhur ta bëjmë lojën tonë, ta luajmë lojën tonë dhe ta marrim një rezultat të mirë. Prapë se prapë, loja është e hapur”, ka përfunduar Gustafsson. /Zëri/