Kapiteni i Norrkopingut: Do ta bëjmë lojën tonë dhe duam fitore

Sport July 05, 2017 - 20:22

Kapiteni i Norrkopingut, Andreas Johansson thotë se suedezët kanë ardhur për fitore në Kosovë, për ta kompletuar kualifikimin në rrethin e dytë eliminator të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Megjithatë, ai tregon respekt për kundërshtarin e nesërm, me të cilin do të përballet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Image

“Kemi respekt për Prishtinën, ka treguar lojë ofanzive shumë të mirë. Ne do ta bëjmë lojën tonë. Janë dy ndeshje që do të luhen, nuk ka mbaruar asgjë. Ne do të mundohemi të bëjmë lojë të mirë dhe jemi të bindur se do të fitojmë”, ka thënë Johansson, i cili e ka lavdëruar fushën e stadiumit në Mitrovicë, ku do të fillojë loja nesër në orën 20:00. /Zëri/