Trajneri i Norrkopingut: Më befasoi Prishtina, ishte shumë më e fuqishme

Sport July 06, 2017 - 22:21

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson ka thënë se ka mbetur i befasuar me paraqitjen e FC Prishtinës në ndeshjen e sontme të kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Ekipi suedez fitoi 1:0, por prishtinasit bënë paraqitje të shkëlqyeshme duke e rrezikuar kundërshtarin disa herë, shkruan zeri.info.

“Ne çdo herë e japim maksimumin, këtë radhë kemi pasur një rezultat në anën tonë, i kemi pasur disa lojtarë që i kemi shfrytëzuar pak më ndryshe, për arsye se e kanë edhe jë lojë pas tri ditësh. Përndryshe, ka qenë një lojë krejt ndryshe me lojën në Norrkoping. FC Prishtina ka qenë shumë më e fuqishme nga ana e Prishtinës, kanë treguar lojë cilësore dhe kanë qenë shumë më të përgatitur”, deklaroi Gustafsson. /Zëri/