Konfirmohet largimi i dytë i madh nga Real Madrid
Sport
July 11, 2017 - 20:12
Danilo do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere për të kaluar në Chelsea
Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, Danilo, shkruan Marca.
Braziliani kishte kërkuar largimin nga Santiago Bernabeu, sepse ishte zgjedhja e dytë pas spanjollit Dani Carvajal.
Lojtari pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe shihet si ideal për formacionin e tij 3-4-3.
Daniol është mbrojtësi i dytë që transferon Chelsea, pas mbrojtësit gjerman të Romës, Antonio Rudiger. /Express/