Skënderbeu barazon në Europa League

Sport July 13, 2017 - 18:43

Skënderbeu ka barazuar në udhëtim me ekipin Kairat Almaty, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues që sapo përfundoi, shkruan zeri.info.

Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e nëntë me Gerard Gohou, kurse për ekipin shqiptar ka shënuar Yeldos Akhmetov në minutën e 71-të (autogol).

Pa dyshim, ky është një rezultat i favorshëm për ekipin korçar, i cili ndeshjen e kthimit e luan pas një jave në shtëpi dhe ka gjasa të mira që të kalojë në rrethin e tretë eliminator të këtij kompeticioni. /Zëri/