EUROPA LEAGUE: 'Hat-Trick' i Ibraimit, Shkëndija në festë

Sport July 13, 2017 - 19:24

Besart Ibraimi po shkëlqen në ndeshjen e sotme të Europa Leagues ndaj Helsinkit, e vlefshme për rrethin e dytë të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar 'Hat-Trick' për ekipin tetovar (45’, 59’ e 64’), prej tyre dy herë nga penalltia.

Nga ana tjetër, për finlandezët golin e vetëm e shënoi Ousman Jallow në minutën e 35-të.

Helsinki po luan me një lojtar më pak pasi Hanny Patronen u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të kur shkaktoi penallti. /Zëri/