Xherdanit i lëshohet rendi, e kall dasmën e vëllait (Video)

Sport July 16, 2017 - 23:17

Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdan Shaqirit, i ka dhënë fund beqarisë.

Martesën e Erdinit e ka konfirmuar këngëtarja, Vjollca Haxhiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, që po argëton mysafirët së bashku me Medën.

Xherdan Shaqirit kështu i është lëshuar rendi për martesë, meqenëse anësori i klubit anglezë ende nuk ka konfirmuar lidhjen me ndonjë bukuroshe.

Pas dasmës, që po mbahet në vendlindjen e lojtarit në Gjilan, Shaqiri do të rikthehet te Stoke City, për t’u përgatitur për sezonin e ri. /Gazeta Express/